Lajmet e fundit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim një delegacion të organizatës Doën Syndrome Kosova, në krye me drejtoreshën Sebahate Beqiri.
Beqiri ka kërkuar bashkëpunim nga ana e Komunës, për gjetjen e një lokacioni për të ushtruar veprimtarinë, pasi tha se aktualisht janë të vendosura në 5 komuna të Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Në ndërkohë kreu i Gjilanit i ka ofruar bashkëpunimin kësaj organizate lidhur me gjetjen e lokacionit për ta, në mënyrë që t’u dilet në ndihmë personave të kësaj kategorie të shoqërisë.
Në fund, përfaqësuesit e organizatës i kanë dhuruar disa dhurata të punuara nga fëmijët me sindromin Doën.