Lajmet e fundit

Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare dhe ish-deputetit të Parlamentit të Maqedonisë, Sali Ramadani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Ramadani.
"Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-deputetit të Kuvendit të Maqedonisë, Sali Ramadani.
Saliun do ta kujtojmë përgjithmonë për vendosmërinë dhe guximin e tij të jashtëzakonshëm, në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.
Ai u bërgos nga regjimi i atjeshëm për veprimtarinë politike e patriotike, duke qenë shembulli më i mirë për neve se si rezistohet kundër kundër padrejtësive.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve e bashkëveprimtarëve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në telegram", thuhet në telegramin e Hazirit, njofton Klan Kosova.
Sali Ramadani ishte ish-anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik të Shqiptarëve në Maqedoni, dikur deputet i PPD dhe më vonë i PDSH-së në Parlamentin e Maqedonisë.
Ai kujtohet për shpalosjen e flamurit kuqezi në foltoren e Parlamentit të Maqedonisë, ngjarje tensionuese kjo që ndodhi vetëm një ditë para ngjarjeve të Gostivarit.