Lajmet e fundit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot Bashkësinë Islame në Gjilan për t’ua uruar festën e Fitër Bajramit.
Haziri është pritur nga kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, transmeton Klan Kosova.
“Pas vizitës në Bashkësinë Islame, së bashku me kryetarin Naim Aliu edhe njëherë shfrytëzoj rastin të uroj të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit. Kjo festë na bashkon në solidaritet, në sofër të përbashkët si të barabartë para njerëzve dhe para Zotit. Urime e pritshi edhe shumë festa tjera e gëzime së bashku me familje”, ka thënë Haziri pas vizitës së sotme.
Ndërsa, kryetari i BI-së në Gjilan, Naim Aliu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, derisa është shprehur se festa e Fitër Bajramit ngërthen në vete rikujtimin dhe përkushtimin ndaj Zotit.
Aliu u ka bërë thirrje të gjithëve që kanë mundësi që të shtrijnë dorën e ndihmës ndaj skamnorëve, jetimëve dhe të gjithë atyre që janë në nevojë.