Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ia ka dorëzuar sot pozitën Rega Aliut, e cila do ta ushtrojë këtë detyrë për 24 orë.
Këtë detyrë ajo do ta ushtrojë së bashku me stafin e zgjedhur të saj, Olti Suliqi, kryesues i Kuvendit te Komunës, Ledi Sylejmani, nënkryetar, Kanina Mehmeti zëvendëskryesuese dhe Rona Aliu, shefe e kabinetit, si simbolikë e respektimit të të drejtave të fëmijëve.
“Është traditë e punës në zyrën ku unë kam ushtruar detyrën. Për sot është zgjedhur Rega që ta ushtroj detyrën e kryetares se Gjilanit”, ka thënë Haziri.
“Uroj që sot të keni një ditë të lehtë të punës, por jashtëzakonisht të ngjeshur me aktivitete. Mësimi, përkushtimi për punë dhe familje është obligim për të gjithë ata që duan të jenë të suksesshëm edhe në jetë”.
“Një ditë me të vërtet dikush nga ju mund të jetë kryetar i Gjilanit, dikush mjek e të tjerët edhe në profesione të ndryshme. Kudo që të jeni tregojeni veten me përkushtim, me mature dhe punë të vazhdueshme”.
Kurse, Rega Aliu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për respektin dhe përkushtimin që ka për fëmijët e Gjilanit dhe hapësirën e mbështetjen që e jep për ta.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.