Lajmet e fundit

Kryetari i Komunës së Skenderajit, Sami Lushtaku ka ndërprerë grevën e urisë të cilën e kishte nisur ditë më parë ndërsa aktualisht ai është shtrirë në QKUK.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, avokati i tij Arianit Koci. Koci ka thënë se arsyeja se Lushtaku ka ndërprerë grevën e urisë është vendimi i kryetarit të trupit gjykues që ai të shtrihet në QKUK duke përfillur kështu sipas tij rekomandimet e mjekëve.
Koci ka shtuar se pas vizitës që i ka bërë klientit të tij duket se gjendja shëndetësore e tij duket të jetë më e mirë pasi ai aktualisht ka filluar trajtimin mjekësor dhe ka filluar të konsumojë ushqim.