Lajmet e fundit

Ish Kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas dorëheqjës së kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Dorëheqja e Haradinajt ka ardhur pas marrjes së ftesës nga Gjykata Speciale, për t'u paraqitur si i dyshuar.
Ai tha se lajmin e mori me shqetësim.
Ish eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës shtoi se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër.
Shkrimi i plotë i Lushtakut:
"Me shqetësim mora lajmin për ftesën që i është bërë nga Gjykata Speciale, mikut tim Ramush Haradinaj. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe e pastër dhe e tillë është dëshmuar në vazhdimësi, para gjykatave vendore dhe ndërkombëtare. Ashtu si në të kaluarën, Ramushi do të dalë fitimtar edhe në këtë betejë! SL"