Lajmet e fundit

Sami Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka falënderuar simpatizantë të këtij subjekti për angazhimin dhe përkushtimin gjatë fushatës zgjedhore.
Ai është shprehur mirënjohës ndaj votuesve të PDK-së, ndërsa ka veçuar mbështetësit në Drenicë, për besimin e dhënë ndaj tij dhe PDK-së, njofton Klan Kosova.
''Të dashura struktura e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,
Dua që të ju falënderoj nga zemra të gjithë Ju, për punën, angazhimin dhe përkushtimin tuaj gjatë fushatës zgjedhore dhe për besimin që i keni dhënë PDK-së në zgjedhjet e djeshme.
I falënderoj votuesit e PDK-së anë e kënd Kosovës e veçmas mbështetësit tanë në Skenderaj e Drenicë, që vazhdojnë besimin e madh ndaj meje dhe ndaj PDK-së.
Do të jemi bashkë gjithmonë! SL''.