Lajmet e fundit

Opinionistja, Jehona Lushaku Sadiru, vlerësoi se sot ka ndryshuar votuesi në Kosvoë, duke thënë se edhe nuk ka më aso familjesh që tradicionalisht i janë bindur një partie dhe se tani ka një ndryshim, p.sh. që fëmijët kanë votuar komplet ndryshe nga prindërit.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova ajo shtoi se njerëzit sot janë të preokupuar me çështjet konkrete dhe duan përgjigje për pyetjet.
“Janë kandidatet dhe çështjet që i adresojnë ata, si dhe përvojat që i kanë pasur me ata që kanë qeverisur deri më tani në komunë. Memoria e qytetarëve është më e freskët se a ka pasur përgjigje për çështjet që i kanë preokupuar. Ndryshimet do të jenë të dukshme pikërisht për shkak të kësaj memories së freskët të votuesve. Do të ketë lëvizje dhe reflektim të elektoratit”, deklaroi Lushaku-Sadriu gjatë debatit ku u diskutua tema rreth trendit të votimit në Kosovë.