Lajmet e fundit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka reaguar pas raportimit të Klan Kosovës se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është qortuar nga shefat e Misioneve të BE-së për mosrespektimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme të 25 qershorit.
Lushaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova po përballet me izolim për shkak të veprimeve të Kurtit, raporton Klankosova.tv.
“BE izolon Kurtin e Kurti izolon Kosovën. Kurrë më parë një kryeministër i Kosovës nuk është përballur me një goditje kaq të rëndë nga partnerët tanë evropianë. Dhe për çka?! Për mosrespektim të shtetit të vet!!!”, ka shkruar ajo.
Deputetja e LDK-së shtoi se BE ka vendosur të mos takohet më me Kurtin dhe ministrat e tij derisa të formohet një qeveri e re legjitime.
“Sipas Lushakut, “ky është izolim politik dhe institucional. Ky është turp dhe pasojë direkte e arrogancës dhe shkeljes së Kushtetutës nga Kurti”, shkroi Lushaku./Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/ekskluzive-kurrkush-nga-be-si-shkon-kurtit-me-ne-ndertesen-e-qeverise-dokument-12/