Lura Bajrami, nxënësja e klasës së 8-të ka shfaqur interes të jashtëzakonshëm të fushën e kibernetikës.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Lura thotë se derisa teknologjia është duke avancuar, ka zgjedhur që ta eksplorojë edhe fushën e kibernetikës, transmeton Klankosova.tv.
“Dihet që fusha e kibernetikës është e vështirë, por unë kam vendosur që me forcat e mia të vazhdojë”, u shpreh tutje nxënësja.
Ajo thotë se shtytja për të vazhduar në këtë fushë ka ardhur nga prindërit, mësuesit e të afërmit.
https://www.youtube.com/watch?v=uq1hteqRsrU
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.