Lajmet e fundit

Ulrike Lunaçek zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian njëherit raportuese për Kosovë ka thënë se Serbia nuk do të mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian pa njohur pavarësinë e Kosovës.
Ajo këto komente i bëri në Berlin, në forumin e organizuar nga Fondacioni Hajnrih Bël me temën “Zhvillimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës".
Në mesin e pjesëmarrësve të këtij aktiviteti ishin edhe Bodo Veber nga Këshilli për politika demokratike, si dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.
Me këtë rast, i pari i Prishtinës ka deklaruar se “Vetëvendosje nuk është në parim kundër dialogut me Serbinë, por është kundër dialogut pa parime”, transmeton Klan Kosova.