Lajmet e fundit

Raportuesja për Kosovën, njëkohësisht zëvendëspresidente në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek ka thënë se “Marrëveshje e Stabilizim Asociimit do të japë një stimul të fuqishëm për zbatimin dhe institucionalizimin e reformave dhe të mundësive të reja për Kosovën, që të forcojë marrëdhëniet me fqinjët e saj dhe të kontribuojë në stabilizimin e rajonit”.
“Ne duhet të shfrytëzojmë këtë mundësi për të konfirmuar dëshirën tonë për t’i dhënë hov të ri procesit të zgjerimit”, ka thënë Lunaçek, e cila e ka quajtur “hap të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimit Europain”.
Në të njëjtën linjë reagoi institucionalisht dhe Bashkimi Europian, duke e konsideruar “një moment të mirë”. Përfaqësuesja e Lartë Mogherini citohet në deklaratën për shtyp të Këshillit të BE-së, se “pret sa më shpejt hyrjen në fuqi të marrëveshjes”, që do të sjellë sipas saj “shumë të mira për qytetarët e Kosovës dhe të BE-së, për stabilitetin dhe integrimin e rajonit”.