Lajmet e fundit

Topin me ngjyrat bardh e kaltër të flamurit e me mbishkrimin “KOSOVA” e mbajti pranë vetës.
E këtë raportuesja për Kosovën në BE, Ulrike Lunaçek e bëri në një konferencë për media që mbajti të hënën në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Derisa nuk e fshehu gëzimin për pranimin e Kosovës në organizatat e futbollit UEFA e FIFA, Lunaçek foli edhe mbi vendimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.
Ajo potencoi se pas propozimit pozitiv nga Brukseli, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës tani duhet të finalizojnë marrëveshjen me Malin e Zi për Demarkacionin si dhe t’i shtojnë përpjekjet në luftën e korrupsionit.
Nënkryetarja e Parlamentit Evropian e cila po qëndron në Kosovë për një vizitë dy ditore nuk la pa shprehur kënaqësinë për faktin që në diskutimet për MSA-në dhe proceset euro-integruese po merr pjesë edhe opozita.
https://www.youtube.com/watch?v=7aIDYHge1eA&feature=youtu.be