Lajmet e fundit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek ka thënë se "vezët nuk duhet të jenë pjesë e debatit në Kuvendin e Kosovës".
Sipas saj parlamenti është vend ku duhet të bëhet debat e jo të përdoren vezët për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre.
Këto komente Lunacek i ka bërë në zyret e Bashkimit Evropian në Prishtinë në një mbledhje të mbajtur vetëm disa minuta pasi që Lunacek i ka takuar të gjithë liderët e pozitës dhe opozitës që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka thënë se pavarësisht asaj që ka ngjarë të martën kuvendin ku partitë opozitare kanë hedhur vezë në Kryeministrin Mustafa, në takimin që ajo e ka mbajtur sot, ka thënë se i ka takuar të gjithë së bashku.
Europarlamentarja ka deklaruar se ua ka bërë me dije liderëve se Kosova është drejt liberalizimit të vizave por sipas saj ende duhet të përmbushen disa kushte siç është luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe të ndalohet migrimi i kosovarëve.
Lunacek ka arritur mbrëmë nga Beogradi ndërsa paraditen e sotme ka realizuar disa takime me përfaqësuesit e institucioneve vendore, shkruan Zëri.