Lajmet e fundit

Zëvendëspresidentja e parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, edhe njëherë deklaroi që pa ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nuk do të këtë liberalizim të vizave.
Megjithatë, sipas Lunaçek, edhe me ratifikimin e kësaj marrëveshje liberalizimi i vizave nuk është i sigurt, përderisa pengesë tjetër në rrugën e integrimeve evropiane të Kosovës, cilësoi edhe mos luftimin e krimit e korrupsionit.
Lunaçek porositi institucionet kosovare për më shumë transparencë, si hapi i parë në luftimin e korrupsionit e krimit. E në rast se kjo e fundit bëhet, sipas saj, do të rriten edhe investimet e huaja në Kosovë.