Lajmet e fundit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek, ka thënë se Kosova e ka mbështetjen e plotë të Parlamentit Europian për proceset integruese nëpër të cilat po kalon.
Gjatë vizitës së saj në Kosovë me disa deputetë të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, ajo po ashtu ka theksuar se zhvillimi ekonomik mbetet sfidë për rajonin e edhe më gjerë.
Këto deklarata Lunaçek i ka bërë gjatë takimit me Kryeparlamentarin Kadri Veseli, bën të ditur zyra për media e Kuvendit të Kosovës.
Përvec se me Veselin, eurodeputetja është takuar edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe presidenten Atifete Jahjaga.