Lajmet e fundit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek ka thënë se sot është ditë gëzimi për Kosovën.
Ajo në një postim në llogarinë e saj në facebook ka shkruar drita e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën do t’i japë fund izolimit të gjatë dhe të qytetarëve të Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të saj:
Ditë gëzimi për Kosovën! Drita e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën do t’i japë fund izolimit të gjatë të qytetarëve kosovarë!
Drita e gjelbër e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave që pritej për një kohë të gjatë, sjell ëgëzim te qytetarët kosovarë dhe për të gjithë ne që e kemi përkrahur për shumë gjatë udhëtimin pa viza për shtetin më të ri evropian. Është një moment i ri dhe i mirë edhe për procesin e integrimit në BE.
Ky hap i vonuar do të çojë drejt përfundimit të izolimit të papranueshëm të qytetarëve të Kosovës, qëkur liria e udhëtimit gëzohet nga qytetarët e të gjitha vendeve të rajonit që nga fundi i vitit 2010.