Regjisori Bekim Lumi në Info Magazine të Klan Kosovës, duke komentuar vendimin e zyrtarëve të festivalit Eurovision për ta ndaluar flamurin e Kosovës në këtë ngjarje, ka thënë se ky festival shpeshherë në vete ka dimensione raciste.
Sipas tij Eurovision nuk duhet të merret me seriozitet, pasi nuk është ndonjë festival i kushedi çfarë niveli, njofton Klan Kosova.
"Konsideroj që Eurovisioni nuk duhet të merret seriozisht. Në Kosovë ka një afinitet të çuditshëm që të merret si shumë i madh".
"Shpeshherë mes tij ngërthehen edhe konotacione raciste. Mendoj që ky vendim është i njëanshëm, është racist dhe nuk reflekton realitetin. Edhe nëse nuk lejohet, nuk mendoj që duhet të merret me shumë seriozitet".
Ai ka kujtuar përfaqësimin e Shqipërisë nga Rona Nishliu, që qe radhitur e pesta, ndërsa për këtë vit, ka shprehur bindjen e tij se përfaqësimin nga Eneida Tarifa nuk do të jetë i suksesshëm.
"Kujtojmë që edhe pse kënga e Rona Nishliut ishte më e mira kur garoi, ajo u rendit në pozita më poshtë".
"Si pjesë e delegacionit, ne e patëm valuar vetëm flamurin kombëtar, ndërsa diku në mes të turmës diku ka qenë flamuri i Kosovës. Por e ritheksoj se Eurovision nuk është ndonjë platfromë me të cilën nuk duhet të jemi krenarë nëse flamuri valon aty".
"Nuk jam muzikant apo kompozitor, por me ato kualitete që përfaqëson kënga e Shqipërisë këtë edicion, nuk do të arrijë shumë lartë".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.