Lajmet e fundit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur sot takim pune me kryeprokurorët e prokurorive Themelore, Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë së Apelit.
Gjatë këtij takimi sipas kërkesës së Lumezit të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, raportuan për muajin prill të këtij viti për punën e prokurorive që i drejtojnë, si dhe për punën e secilit prokuror të asaj prokurorie.
"Nga paraqitja e këtyre raporteve u pa se gjatë muajit prill 2017 ka pasur rezultate të mira të punës dhe rritje të efikasitetit të punës në të gjitha prokuroritë themelore, në Prokurorinë Speciale të Kosovës, si dhe në Prokurorinë e Apelit".
"Vetëm gjatë muajit prill shtatë prokuroritë themelore kanë pranuar në punë 2108 lëndë dhe kanë përfunduar 3140 lëndë, që do të thotë se prokurorët kanë përfunduar 1032 lëndë më shumë sesa kanë pranuar në punë".
Poashtu gjatë këtij takimi kryeprokurori i njoftoi kryeprokurorët se Këshilli Prokuorial i Kosovës, ka aprovuar procedurat standarde të veprimit për ngritjen e efikasitetit në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, i cili plan ka për synim ngritjen e efikasitetit për trajtimin e rasteve të dhunës në familje gjatë procedimit të këtyre rasteve në prokurori. Andaj kryeprokurori
Lumezi kërkoi që kryeprokurorët e të gjitha prokurorive themelore të caktojnë nga një prokuror, me përjashtim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë që duhet të caktoj dy prokurorë, të cilët do të merren me trajtimin e lëndëve që kanë të bëjnë me dhunën në familje, me synim për ngritje të efikasitetit në trajtimin e këtyre lëndëve, duke siguruar që këto lëndë të trajtohen me prioritet, transmeton Klan Kosova.