Lajmet e fundit

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi nga 14 deri më 16 shkurt po qëndron për një vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë.
Kjo vizitë u mundësua nga Projekti i Binjakëzimit ‘’Mbështetje e mëtejme reformës së arsimimit ligjor’’(projekt i financuar nga Zyra e BE-së) i cili në mbështetje të Institutit Gjyqësor të Kosovës.
Në kuadër të kësaj vizite janë zhvilluar takime në Akademinë Federale të trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në Akademinë e Drejtësisë për Rajonin e Berlinit dhe Brandenburgut si dhe në Ministrinë e Drejtësisë të këtyre rajoneve.
Ndër temat kryesore të diskutimit në këto takime janë; provimet pranuese për kandidatët prokurorë dhe gjyqtarë, trajnimi fillestar i kandidatëve për prokurorë dhe gjyqtarë, trajnimi i vazhdueshëm i prokurorëve, gjyqtarëve dhe personelit administrativ të gjykatave dhe prokurorive, përfshirë por pa u kufizuar në vlerësimin e nevojave për trajnime, përzgjedhjen e trajnuesve dhe metodologjinë trajnuese.
Pjesë e rëndësishme e kësaj vizite janë edhe takimet në Zyrën e Kryeprokurorit dhe në Gjykatën e Apelit në Berlin ku u diskutua për rekrutimin e resurseve humane, në veçanti për rekrutimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të rinj, transmeton Klan Kosova.