Lajmet e fundit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi i cili po qëndron për vizitë në Shqipëri është pritur nga homologu i tij shqiptar, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik dhe me organizimin e sistemit prokurorial në Shqipëri.
Në këtë takim, gjithashtu është biseduar edhe për bashkëpunimin në mes prokurorive të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, luftën kundër terrorizmit, luftën kundër korrupsionit, për vështirësitë në procese hetimore, gjithashtu për vështirësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen dy sistemet prokuroriale.
Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe funksionalizimin e Zyrës ndërlidhëse për përgjimin e telekomunikimeve, i Lumezi dhe kryeprokurorët e të dyjave vendeve ndër të tjera biseduan edhe për organizimin dhe funksionimin e Zyrës për përgjime ligjore, e cila vepron në kuadër të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.
Të dy kryeprokurorët u pajtuan se do të angazhohen të punojnë për thellimin e bashkëpunimit në mes sistemit prokuroria të të fyja vendeve, transmeton Klan Kosova.