Lajmet e fundit

Prokurorët e Shtetit, të cilët u bënë bashkë në konferencën vjetore, nuk është se gëzojnë shumë besim nga qytetarët.
Prandaj shefi i tyre, Aleksandër Lumezi i cili po e pranon këtë fakt, kërkoi nga ata që të përfaqësojnë me denjësisht institucionin ku punojnë.
Ai tha se ata e kanë rastin të bëhen heronj të vendit, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, Lumezi para vartësve të tij dhe shumë mysafirëve të rëndësishëm, përmendi edhe disa suksese që u arritën gjatë këtij viti.
Ai tha se u sekuestruan rreth 20 milion euro pasuri dhe u zgjodhën 24 mijë lënde penale.
I rëndësishëm në suksesin e punës se prokurorëve u tha se është edhe bashkëpunimi i mirë me gjyqësorin.
Kronikë nga Iliri Pireva.