Lajmet e fundit

( E plotësuar) Me vendim të Këshillit Prokurorial, Haxhi Dërguti është zgjedhur ushtrues i detyrës së Prokurorisë së Apelit.
Dërguti do ta mbajë këtë detyrë deri në emërimin e kryeprokurorit të ri të Prokurorisë se Apelit.
Kryeprokurori i sapozgjedhur, Aleksandër Lumezi, ka nisur të mërkurën mbledhjen e parë të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Në mbledhje po marin pjesë të gjithë anëtarët e këtij Këshilli.
Në fjalen hyrëse, Lumezi tha se ligji do të sundojë në institucionin që ai udhëheq.
"Do të angazhohem që të jem një drejtues korrekt i këtij organi, ju ftoj që të jepni angazhimin maksimal që të krijojmë një Prokurori të pavarur " tha Lumezi.