Lajmet e fundit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim pune përfaqësuesin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Në këtë takim u diskutua për sfidat me të cilat ballafaqohet Prokuroi i Shtetit, për luftimin e korrupsionit, për luftimin e krimeve ekonomike dhe kriminalitetit në përgjithësi.
Lumezi e njoftoi mysafrin se me qëllim të rritjes së efikasitetit në luftën kundër korrupsionit, ka marrë vendim për emërim të komisionit mbikëqyrës për rastet penale të korrupsionit, i cili komision ka për detyrë që të vlerësoj veprimet e ndërmarra nga prokurorët e prokurorive themelore dhe Prokurorisë Speciale në trajtimin e këtyre rasteve, transmeton Klan Kosova