Lajmet e fundit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim pune zëvendësministrin e Administratës Publike,Mustafë Myrtaj.
Në këtë takim u diskutua për integrimin e komunitetit egjiptian, ashkali e rom, në sistemin e drejtësisë së vendit.
Lumezi zëvendësministrin Myrtaj se Këshilli Prokurorial nga kandidatët njëlloj të kualifikuar për të shërbyer si prokurorë u jep përparësi anëtarëve nga komunitetet që nuk janë shumicë në vendin tonë, ashtu siç është paraparë edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ndër të tjera gjatë këtij takimi u diskutua edhe për uzurpimin e pronave të këtij komuniteti në vendin tonë.
Lidhur me këtë, i Lumezi tha se do të kërkoj nga prokurorët, që këtyre rasteve t’i japin prioritet, duke i ndjekur ata që në mënyrë të kundërligjshme kanë uzurpuar ato prona, transmeton Klan Kosova.