Lajmet e fundit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim pune drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.
Në këtë takim ndër të tjera u diskutua edhe për mbrojtjen e dëshmitarëve, si fushë e rëndësishme për rritjen e efikasitetit në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për t`u angazhuar në avancimin e bashkëpunimit në mes të dyja institucioneve me qëllim të sigurimit të sundimit të ligjit në vendin tonë.
Lumezi dhe Maxhuni vendosën që së shpejti të realizojnë vizita të përbashkëta në prokuroritë themelore dhe në drejtoritë rajonale policore, transmeton Klan Kosova.
.