Lajmet e fundit

Fitues legjitim i zgjedhjeve të 11 qershorit është koalicioni PAN me të nominuarin për kryeministër, Ramush Haradinaj.
Sipas analistit politik, Ernest Lumaj, edhe pse fitues moral është Lëvizja Vetëvendosje, qeverinë duhet ta formojë PAN-i, njofton Klan Kosova.
“Haradinaj është kandidati më i duhur për udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës në një situatë të tillë”.
“Të gjitha subjektet politike janë deklaruar se para pushtetin e kanë vendin dhe qytetarët”.
“Lista serbe është faktor si me 100 ashtu edhe tash me 60 deputetë”, ka thënë Luma në Info Magazine.
Më tej për ngecjet në zhvillim të vendit, Luma ka thënë se fajtor janë PDK dhe LDK që ai i ka përshkruar si dy gjysma të një molle.
Luma ka thënë se LDK ka pësuar rinise në vazhdimësi.
“LDK ka qenë e vetëdijshme për rënien e saj, si dinari jugosllav që ka devalvuar, pra ka qenë e vetëdijshme për devalvimin e saj”, ka shtuar ai.