Lajmet e fundit
Anëtari i AAK-së Ernest Luma , ka vendosur t’i braktisë produktet sllovene dhe është shprehur i revoltuar me sjelljet e shtetit slloven ndaj kryetarit të partisë së tij.

“Asnjë pikë, më, nga “Alpsko Mleko”!
Asnjë pagesë, prej sot e deri në ditë të Kiametit, në dhe përmes Nova Lubjanksa Banka (NLB)!
Asnjë “Alo” e asnjë “Pronto” në +386 49… (mos më thirrni, se nuk ua hapë telefonin nga ky prefiks!!!)
Personalisht, po e nisi nga ky moment bojkotin total ndaj Sllovenisë!
Jam në sprovë si qytetar i shtetit më të ri në Evropë, Kosovës!
Është në sprovë edhe ky palaço-shteti im, Kosova (në sprovën e parë serioze, qysh se ka lindur në 2008).
Nuk e zgjodha me vullnetin tim këtë! Ma imponoi vetë Sllovenia! Dhe, më kurrë, nuk do të bëhem urë për të kaluar mbi mua secila agjendë ballkanike, e kujtdoqoftë ajo! Askush nuk mund të më lidhë e më zgjidhë, të më ndalojë e të më lejojë, kurdo që i teket, në aeroport, në stacion të trenit, në kufi, në rrugë e kudo!
Jam qytetar i Evropës, jam shtet dhe kam dinjitet!
Këtë ma përfaqëson dhe ma mbronë më së miri, I Dinjitetshmi, Ramush Haradinaj!
Andaj, pa hezitim, Block+Delete gjithçkaje që na vjen nga shteti mik i deridjeshëm, Sllovenia! Ajo prej dje, partner e zgjodhi Serbinë, jo Evropën! Ai shtet po funskionon me “Poternicat” e Serbisë, e jo me ligjet dhe parimet evropiane të Evropës së Lirë!
Sllovenia nuk është më modeli evropian i Ballkanit! Ajo, prej dje, është modeli serbian i Ballkanit!
F.’U. SLO!” – shkruan Luma në profilin e tij në facebook, transmeton Klan Kosova.