Lajmet e fundit
Mariah Carey po buzëqesh nga veshi ne vesh për shkak të një fansi, i cili siç duket ka para për të djegur.

Burimet i kanë thënë TMZ-së se këngëtarja e ka ftuar artarin Eric Meier gjatë koncertit të saj në Vegas në Caesars Palace.
Për t’ia dëshmuar se është fansi i saj më i madh, ai i dhuroi një palë vathë me diamante të zeza.
Mirret vesh se vathët vlejnë rreth 4 mijë dollarë dhe besojmë se ai i ka blerë me një zbritje të përshtatshme, pasi ato janë të disponueshme në dyqanin e tij.
Diamantët nuk gënjejnë. Kjo të paktën mund të shihet nga fytyra e Mariah.