Lajmet e fundit

Në prag të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar librin e tij të parë të titulluar “Misioni im”.
Në reagimin zyrtar, Partia Demokratike njofton se, “për këtë libër ka interesim shumë të madh dhe brenda tij shpaloset plani se si mund ta ndryshojmë Shqipërinë, për një të ardhme më të mirë, për afrimin në BE, për ringjalljen e ekonomisë, për shpëtimin e sistemit tonë shëndetësor”.
Kryedemokrati Basha duket se ka ndjekur shembullin e kryeministrit Edi Rama, i cili pasi humbi Bashkinë e Tiranë, publikoi librin “Kurbani”.