Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka theksuar në Çermë të Lushnjes se në qeverisjen e ardhshme bujqësia do të jetë prioritet.
“150 milionë euro do të jetë buxheti për bujqësinë, ku 100 milionë do të shkojnë për subvencionimin e fermerëve”, ka thënë ai.
Sipas tij, 1.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto mbështetje buxhetore për bujqësinë, kjo është 150 milionë euro në vit. 50 milionë për infrastrukturën, për kanalet, për digat, për ujitjen, për rrugët e aksesit, për tregun, se edhe tregu është problem dhe 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta për fermerët.
“Sot planifikojnë 5 milionë, nuk i shpërndajnë as 2 milionë sepse i vjedhin. Me 100 milionë euro subvencione çdo familje fermerë do të mbështetet drejtpërdrejtë me lekë në dorë. Nuk do të ketë as kërkesë për NIPT, nuk do të ketë as burokracira të tjera, as të kesh kaq dynym, as të kesh kaq kokë lopë, sa kokë mështjerra ke, sa hektarë tokë ke, po t’i punosh do të marrësh subvencion nga shteti. Kjo është skema jonë”, ka thënë Basha.
Sipas PD-së, një situatë të rëndë paraqiten dhe fermerët e Dushkut.
“Për çdo kokë bagëtie, lopë, mështjerrë, çfarë të kesh, për çdo dynym tokë që punon fermeri shqiptar do të ketë mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore, lekë në dorë nga shteti. 80 milionë në vit këta i bëjnë rrush e kumbulla për zyra e makina, 15 milionë në vit i bëjnë rrush e kumbulla vetëm për bileta avioni. Imagjinoni se ku shkojnë paratë e taksapaguesve”, ka deklaruar Basha./ Top Channel