Lajmet e fundit

Majlinda Lulaj-Sinani, zëvendëse e Avokatit të Popullit, ka thënë se ky institucion gjithmonë i ka dhënë vëmendjen e duhur barazisë gjinore në sferën publike.
“Në radhë të parë e meriton vëmendjen e institucioneve sepse ato janë njëfarë pasqyrë që reflekton edhe përbrenda familjeve, përmes mediave, duke e sjellë atë që është botë e një jetë publike përbrenda një atmosfere familjare”.
Lulaj-Sinani në Edicionin e Analizës ka thënë se barazia nuk duhet të shihet vetëm në aspektin e shifrave.
“Te ligji për barazi gjinore është përmendur numerikisht, por barazia mes burrash dhe grash s’është veç numra, s’është thjesht një kuotë artificiale. Barazia mes burrash dhe grash është krejt e natyrshme në një shoqeri ku edhe në aspektin demografik janë pothuajse të barabartë”.