Lajmet e fundit

Mikrobiologu Lul Raka, është zgjedhur sot si Evropiani i Vitit 2020 në Kosovë, çmimi ky që në vendin tonë ndahet nga Bashkimi Evropian, në shenjë falënderimi për çdo individ apo institucion që ka promovuar idenë evropiane në Kosovë, transmeton Klan Kosova.
Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova e ndau këtë çmim sot për Rakën nëpërmjet një ceremonie online.
Të nominuarit e tjerë ishin Valbona Mazreku për 32 vullnetarët që ndihmojnë qytetarët në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, Darko Dimitrijeviq, gazetar dhe aktivist dhe Dr. Lindita Ajazaj-Berisha nga Klinika e Sëmundjeve Infektive në QKUK.