Lajmet e fundit

I pyetur nga gazetarët nëse përballja me Ronaldon në një ligë të brendshme ka ndihmuar që lojën e tij ta çojë në lartësi më të mëdha, Romelo Lukaku tha: "Në nivelin personal, po".
"Unë do të doja të kisha driblimin e Ronaldos dhe mënyrën sesi ai godet topin. Ai do të donte të kishte fuqinë time!
Cristiano Ronaldo përdor të gjitha mënyrat e motivimit për të arritur thelbin e lojës. Kremtimi i penalltisë së tij të dytë kundër Francës ia vuri “kapakun”.
U bë barazimi i rekordit ndërkombëtar të gjitha kohërave për gola. Ronaldo u largua si golashënuesi më i mirë i turneut, por edhe u largua nga Romelu Lukaku.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të, duke qenë se belgu ka marrë kurorën e Ronaldos, pasi Lukaku tani konsiderohet lojtari më i frikshëm dhe i respektuar në kampionat, deri në pikën që ekziston pothuajse një frikë nga ai për çdo skuadër italiane që luan kundër tij, diçka që mund të luajë rol në një takim të mundshëm çerekfinal midis dy kombeve, atij belg dhe italian.
Belgjika do të duhet të mposhtë Portugalinë së pari, dhe kjo do të përfshijë mposhtjen e një Ronaldo të mprehtë.
Kur Lukaku fitoi çmimin për lojtarin më të mirë të Serisë A sezonin e kaluar, Ronaldo u kurorëzua si sulmuesi më i mirë, gjë që i nxehu edhe më shumë gjërat mes dy yjeve.
Ashtu si me shumë nga rivalitetet e Ronaldos, jo vetëm më i famshmi kundër një argjentinasi të veçantë, nuk ka ndonjë armiqësi personale mes tyre. Ndërkohë shumë lojtarë thonë se është pothuajse e pamundur të mos hysh në konflikt me Lukakun.
Lukaku, Ronaldo, Patrik Schick dhe Karim Benzema janë treguar jetësorë për skuadrat e tyre.
Mungesa e golave në Angli është e lidhur me faktin që sulmuesi i tyre, Harry Kane nuk po sulmon sa duhet, ndërsa mungesa e një lojtari të tillë është një humbje e madhe për Gjermaninë.
Ndihet sikur shumë lojë varen nga përdorimi i një sulmuesi kryesor në një mënyrë që të mund të konkretizojnë deri në gol.
Belgu është i integruar në një sulm më të gjerë, kështu që loja e ekipit rrjedh me të, shkruan Independent, transmeton Klankosova.tv.
Portugalia i përshtatet Ronaldos. Gjithçka është ndërtuar rreth tij dhe drejt tij, pothuajse duke kërkuar lojën anësore në një mënyrë kundërsulmuese.
Shumë njerëz e kritikojnë këtë me argumentin se ka ndodhur një humbje e një brezi lojtarësh të talentuar të mesfushës si Bernardo Silva dhe Bruno Fernandes, pasi ata janë pothuajse të anashkaluar në lojën e përgjithshme.
Kjo ka shumë më pak rëndësi kur Ronaldo shënon aq shpesh, dhe nuk mund të fajësoni pamëshirshmërinë e tij të plotë. Është sinqerisht e pabesueshme, si makineri.
Kjo është një arsye pse Lukaku e ka tejkaluar Ronaldon si lojtarin dominues të Series A. Ai dominon shumë më shumë në fushë. Ndërsa ndikimi i Ronaldos është zvogëluar në një zonë më të ngushtë, deri në pikën që disa në Juventus thonë se ai është pothuajse i shkëputur nga loja e përgjithshme, përveç "penalltive dhe golave”.
Lukaku endet kudo. Ai është aq i frikshëm, sepse është kaq i mrekullueshëm kur vrapon drejt kundërshtarit.
Ekipet si Belgjika dhe Italia duan të jenë të hapur. Ekipet si Portugalia, Franca dhe gjithnjë e më shumë Anglia, planifikojnë të jenë reaktive.
Kjo ndeshje, mbase më shumë se çdo tjetër në turne, do të jetë një referendum për këtë. Do të sillet rreth dy qendërsulmuesve dhe një rivaliteti nga Seria A.
Është me vend, pra, që çmimi i mundshëm të jetë një çerek finale kundër Italisë.
Të dy kanë thënë se e kanë pasur çuditërisht të vështirë për të shënuar në Serie A.
Kjo mund të jetë ajo për të cilën bëhet fjalë, pasi si Ronaldo ashtu edhe Lukaku punojnë vetë. /Klankosova.tv./