04.01.2022 · përditësuar para 1670 dite1 min lexim
Chelsea e ka gjobitur Romelu Lukakun me 500 mijë euro.
Kjo për shkak të një interviste të dhënë për Sky Italia, të transmetuar ditë më parë.
Ai kishte thënë se nuk ndihej i lumtur nën udhëheqjen e trajnerit Thomas Tuchel.
Sulmuesi belg foli edhe për dëshirën për t’u kthyer në Inter së shpejti.
Tuchel e la Lukakun jashtë skuadrës së Chelseat për përballjen e së dielës me Liverpoolin në Premierligë, për shkak të kësaj interviste.
Ndërkaq, gjatë mbledhjes së mbajtur dje, Chelsea doli me vendim se nuk do ta shesë apo huazojë sulmuesin belg gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ai dje u rikthye edhe në stërvitjet grupore dhe pritet të grumbullohet në ndeshjen e radhës të Chelseat.
Chelsea will fine Romelu Lukaku €500,000 for the interview he gave to Sky Italy. pic.twitter.com/jGJffdPhHd