Lajmet e fundit

Formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, mund t’i hapë rrugë krijimit të autonomie territoriale për komunat shqiptare në jug të Serbisë.
Udhëheqësit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu dhe Ragmi Mustafa, në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve “Sputnik”, kanë thënë se ata do të kërkojnë reciprocitet, transmeton lajmi.net.
Musliu ka thënë se do të koordinohen me Prishtinën dhe Tiranën për të kërkuar reciprocitet në raport me të drejtat që serbëve u jepen në Kosovë.
Sipas tij, të drejta të njëjta do të duhet t’u jepen edhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke iu shmangur përgjigjes nëse me këtë po nënkuptonte autonomi për këtë pjesë të territorit të jugut të Serbisë.