Lajmet e fundit

Vet nuk mundën të jenë pjesë e bisedimeve edhe pse kaherë e dëshiruan këtë gjë.
Por pavarësisht këtij fakti, një politikan nga Lugina e Preshevës, po mendon se shqiptarët e kësaj zone, të banuar me shumicë shqiptare në Serbi, u përfshinë indirekt në dy pika, në të cilat mund të përfitojnë.
Ragmi Mustafa, beson se nga pika mbi zgjidhjen e çështjes së refugjatëve dhe personave të zhvendosur, mund të kenë dobi të madhe, njofton Klan Kosova.
Veç kësaj, Kryetari i Këshillit Nacional, në Luginë, i gëzohet edhe faktit se dy shtetet, janë pajtuar mbi njohjen e diplomave, për çka studentët nga atje, të cilët kanë përfunduar studimet në Kosovë, këtë gjë e kanë vuajtur që nga shpallja e pavarësisë.
Kronikë nga Enis Reçica.
https://www.youtube.com/watch?v=JmFWus7pQvo