Në ditën e shtunë, platforma Artmotion sjellë edhe dy ndeshje shumë interesante nga Liga e Zvicrës.
Lugano që po lufton për një vend që të dërgon në garat evropiane, do të ballafaqohet me Sionin që ka ende shpresë për të shpëtuar nga rënia në ligën e dytë zvicerane. Ndeshja starton në orën 20:30 dhe vjen drejtpërdrejt në Art Sport 2.
Ndërsa nga i njëjti orar, në Art Sport 3, Vaduzi që poashtu po lufton për mbetje në elitë do të dueloj me Servetten që me një fitore eventuale siguron vendin e tretë, vend ky që të dërgon në Conference League.
20:30 LUGANO - SION ART SPORT 2
Skuadra e Luganos, që kanë siguruar qëndrimin në elitë, do ti kërkojnë tri pikët ndaj Sionit për të shpresuar në xhiron e fundit për kualifikim në garat evropiane. Por, ata do ta kenë shumë të vështirë pasi që Sioni ka synim poashtu pikët maksimale për të shpëtuar sezonin duke ditur se janë në vendin e fundit të tabelës.
Sioni deri më tani ka 35 pikë dhe është larg 3 pikë St.Gallenit që renditet në vendin e 8. Teksa kundërshtari i tyre, Lugano është në vendin e 6 me 43 pikë ku nuk dijnë për fitore në 4 ndeshjet e fundit.
20:30 VADUZ - SERVETTE ART SPORT 3
Ndeshja tjetër në të njëjtin orar në platformën Artmotion do të luhet mes Vaduzit dhe Servettes. Vaduzit i duhet fitorja me patjetër pasi që një tri pikësh mund ti shpëtoj nga rënia. Por edhe skuadra nga Lihtenshtajni do ta ketë të vështirë pasi që Servette me një fitore, do siguronte garat evropiane.
Deri më tani, Vaduzi rënditet në vendin e 9 me 36 pikë ndërsa Servette ka 47 pikë duke u pozicionuar në vendin e 3.
Këto takime luhen të shtunën nga ora 20:30 dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 2 dhe Art Sport 3.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.