Lajmet e fundit

Dukagjini është eliminuar nga UEFA Conference League.
Skuadra e Arsim Thaqit, pësoi debakël nga skuadra e njohur zvicerane Lugano me rezultat 1:5, në ndeshjen e cila u zhvillua në "Kampin Nacional" në Hajvali, njofton Klankosova.tv
Golat për mysafirët i realizuan: Behreini hat-trick, Dos Santos dhe autogoli i Egzon Sinanit.
Krejt ajo se çka arriti të bëjë skuadra nga Klina ishte goli i vetëm i realizuar nga Meris Maliqi.
Me këtë humbje edhe përfundon 'aventura' e skuadrës kosovare në garat evropiane.