Luftimet intensive kanë vazhduar sot brenda qytetit jugor të Mariupolit, sipas guvernatorit të rajonit Donetsk.
Qyteti i rrethuar është përshkruar si "apokaliptik" ditët e fundit, duke u përballur me granatime dhe sulme ajrore të pamëshirshme, derisa trupat ruse rrethojnë popullsinë.
Nëse Moska do të merrte kontrollin e Mariupolit, ajo do t'i siguronte presidentit rus, Vladimir Putinit një korridor tokësor për në gadishullin e Krimesë, që u aneksua nga Ukraina në vitin 2014, raporton Sky Neës, transmeton Klankosova.tv.
Njerëzit vetëm kohët e fundit kanë mundur të largohen nga Mariupol, megjithëse këshilli i qytetit ka pohuar se mijëra njerëz u dërguan me forcë në qytete në Rusi.
Ukraina bëri të ditur se një shkollë arti, e cila strehonte 400 njerëz, u godit nga një seri sulmesh ruse.
Moska ende nuk ka komentuar, por ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar zonat civile.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.