Lajmet e fundit
Trupat ukrainase dhe rebelët pro-rusë janë përballur në një nga betejat më të ashpra që pas nënshkrimit të armëpushimit.

Bëhet fjalë për 19 viktima dhe mbi 100 të plagosur, që autoritetet nuk kanë mundur t’i identifikojnë ende. Forcat ukrainase ishin ato që dhanë alarmin se rebelët kishin përparuar me një numër të madh mjetesh ushtarake në territorin e tyre.
Ndërkaq nga Moska nuk u mohuan këto zëra, por menjëherë ata mohuan përgjegjësinë, duke thënë se separatistët thjesht u janë kundërpërgjigjur provokimeve të ukrainasve.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u shpreh se përgjegjësit për incidentet e fundit, thjesht janë duke u përpjekur për të ndaluar përparimin në bisedimet e ndërmjetësuara ndërkombëtarisht për paqe.
Përleshjet mes trupave qeveritare dhe rebelëve janë përshkallëzuar javët e fundit, duke vërtetuar edhe njëherë brishtësinë e armëpushimit të arritur në muajin shkurt mes palëve.