Lajmet e fundit

Luftimet mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit kanë vazhduar në disa pjesë të Rripit të Gazës.
Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, tha se luftëtarët e tij ishin të përfshirë në beteja të ashpra në perëndim të kampit Jabalia, në veri të Gazës, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Gjithashtu bëhet e ditur se luftime ndodhën edhe në Zaytoun, vend i cili është gjithashtu në veri të Gazës.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit gjithashtu kanë raportuar operacione të shumta nga njësi të tjera në Gazën jugore.