Lajmet e fundit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se LDK nuk i pranon kushtet e Listës Serbe në mënyrë që të formojë Qeverinë.
Haziri si i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se “kushtet e Listës Serbë janë të vështira”.
“Ne kemi qëndrim, jo me kushte e me kërkesa shtesë sepse PDK e ka lazdruar shumë Listën Servbe sepse i ka pranuar kërkesat shtesë”.
Ai poashtu ka thënë se LDK-ja nuk do të bëjë koalicion me PDK-në në asnjë mënyrë, ashtu si edhe me partnerët e PDK-së në atë që njihet si koalicioni PAN.