Lajmet e fundit

Disa fëmijë, banorë të tjerë e edhe një police mbetën të lënduar në tensionet e krijuara në Shipashnicë të Poshtme të Kamenicës.
Në këtë fshat, tollovia ku u përdor edhe gaz lotsjellës, nisi kur niveli komunal në kuadër të reformave arsimore të cilat që nga nisja e tyre kundërshtohen nga banorët, erdhën disa inventarë për çerdhe të cilat u futën në shkollën e fshatit, njofton Klan Kosova.
Këta tentuan t'i pengojnë madje edhe duke u shtrirë para veturës së komunës.
Një person u arrestua, e më pas u lirua por ndaj tij u inicua kallzim penal për pengim të personit zyrtar.
Banorët deklaruan për Klan Kosova se situata u acarua kur sipas tyre u provokuan nga komunarët.
Ndërkaq, kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, i tha televizionit se nevoja për çerdhe në atë anë është e domosdoshme, marrë parasysh se në gjithë komunën më tepër se 96% e fëmijëve nuk e ndjekin këtë proces.
E për situatën e së dielës, sipas Kastratit, nxitësja më e madhe është ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, e cila po e mbështetë mësimin "ilegal" në shkollat të cilat ishin të përfshira në reformë.
Në Ministrinë e Arsimit, nuk ishin të qasshëm për t'u përgjigjur në lidhje me zhvillimet, megjithëse javë më parë MASHTI ka lëshuar vendim që të nisë mësimi i përshpejtuar për nxënësit që nuk kanë shkuar në shkollë për më tepër se një vit.