Lajmet e fundit

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur.
Është ky bilanci i ngjarjes së ndodhur natën e djeshme në qytetin e Mallakastrës.
Sipas policisë Alfons Dautaj, 22 vjeç, ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri.
Janë plagosur Riza Fejzo dhe Marigeln Luari që po transportohen drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Policia ka nisur hetimet por deri tani nuk dihen autorët e ngjarjes dhe motivet e saj,transmeton Mapo.al