Pakistani i është kundërpërgjigjur akuzave të Indisë që thotë se qëndron prapa sulmit vdekjeprurës në një bazë ushtarake në pjesën e Kashmirit, të kontrolluar nga India.
Ministria e Jashtme e Pakistanit, ka thënë se kryeministri, Nawaz Sharif, i ka shkruar letër pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me “shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”, të kryera nga forcat indiane të sigurisë në rajonin e Himalajeve.
Më herët Ministria e Jashtme ka dënuar “deklaratat sarkastike dhe të pabaza” të Indisë dhe ka thënë se India po përpiqet që të shmangë vëmendjen nga shkeljet e të drejtave të njeriut në Kashmir.
Të paktën 17 ushtarë indianë dhe katër sulmues janë vrarë në sulmin në bazën ushtarake në qytetin Uri.
Zyrtarët e ushtrisë së Indisë kanë thënë se sulmuesit kanë qenë “terrorist të huaj” dhe se hetimet e para sugjerojnë se ata ishin pjesëtarë të grupit militant Jaish-e-Mohammed, që e ka bazën në Pakistan.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.