Lajmet e fundit

Vendimi për armëpushim ka hyrë në fuqi këtë të hënë në Siri.
Por ende nuk është e qartë nëse ajo do të respektohet apo jo, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.
Nëse ndërprerja e armiqësisë, mban shtatë ditë, SHBA dhe Rusia, do të kryejnë sulme ajrore bashkërënduara kundër militantëve xhihadistë.
Ushtria siriane, ka pohuar se po respekton këtë armëpushim, por ende ka paqartësi nëse rebelët do të respektojnë një vendim të tillë apo jo, njofton Klan Kosova.
Ndërprerja e dhunës pason një fundjavë të sulmeve ajrore nga forcat qeveritare mbi disa zona rebele.