Fondacioni i Kryepeshkopit të Afrikës së Jugut, Desmond Tutu, ka thënë se një statujë me përmasa reale do të shfaqet në qytet, për të nënvizuar trashëgiminë e tij të solidaritetit me kauzën palestineze.
Fondacioni "Desmond and Leah Tutu Legacy" tha të enjten se statuja do të qëndrojë në vend "derisa të ndalojë bombardimi i Gazës", shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
“Ai ishte një kritik i hapur i politikave dhe trajtimit të shtetit të Izraelit ndaj Palestinës dhe palestinezëve, të cilat ai i krahasoi me politikat dhe veprimet e aparteidit në Afrikën e Jugut”, tha Fondacioni.
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.