Lajmet e fundit

Afërsisht dy të tretat e territorit në lindje të Aleppo-s që ishin nën kontrollin e rebelëve tani janë nën kontroll të qeverisë së Sirisë, kjo pasi që edhe një distrikt është rimarrë nga këto forca.
Distrikti Tariq al-Bab është rimarrë ditën e premte dhe kjo ka krijuar një lidhje në mes të zonave që janë nën kontrollin e qeverisë me aeroportin në Aleppo.
Pjesët tjera në lindje të Aleppo-s janë rimarrë nga trupat e qeverisë përgjatë tre javëve të kaluara.
Në zonat e rrethuara të qytetit ende mbeten 250,000 persona.