Lajmet e fundit

Autoritetet në Prishtinë thonë se sundimi i ligjit dhe rendit në Kosovë do të vazhdojë të mbetet një prej sfidave më të mëdha të Kosovës, edhe pas procesit të liberalizimit të vizave.
Megjithatë ata deklarojnë se e kanë ngritur nivelin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në Qeverinë e Kosovës pohojnë se sundimi i ligjit është përparësi e punës po aq sa edhe sfidë e madhe për gjithë shoqërinë.
Ramadan Ilazi, zëvendësministër i Integrimit Evropian, tha për Radion Evropa e Lirë se institucionet kompetente për luftimin e korrupsionit nuk do të ndalen asnjëherë për ta bërë këtë luftë të suksesshme.
“Ta theksojmë që sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do jetë një sfidë që do të na përcjellë për një kohë të gjatë dhe në këtë aspekt nuk do të jetë vetëm në kuadër të liberalizmit të vizave hapësira ku Bashkimi Evropian do të gjykojë dhe vlerësojë arritjet tona ,në kuadër të kësaj fushe", ka thënë Ilazi.
Shkrimi i plotë i Radio Europa e Lirë.